United Hospital

Pajaziti: PDK do të ndihmojë pensionistët

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Me qëllim të njoftimit me punën, organizimin dhe gjendjen në të cilën funksionon Organizata e Pensionistëve të Kosovës në Gjilan, sot këtë organizatë e ka vizituar kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan Zenun Pajaziti.

Pajaziti me ketë rast ka shprehur gatishmërinë për mundësinë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm me këtë organizatë, duke vlerësuar lart kontributin dhe meritat që ka kjo kategori në shoqërinë tonë. “Jemi të vetëdijshëm se çështja e skemës pensionale është e rëndësisë së veçantë për ju, e cila është në debat dhe sapo të sigurohet buxheti do të shkoj për miratim në Kuvendin e Kosovës. Pavarësisht që Qeveria e Kosovës ka bërë për dy herë ngritjen e pensioneve, me miratimin e Ligjit pensional gjendja e pensionistëve do të jetë e kenaqshme për kategorinë e pensionistëve” ka thënë Pajaziti.

Pajaziti ka shtuar se ne si PDK do të marrim zotime për mundësitë e ndihmesës edhe si parti edhe si institucione për pensionistët.

United Hospital

Kryetari i Organizatës së Pensionistëve në Gjilan, Jonuz Emini ka shprehur mirënjohje në emër të organizatës, për trajtimin dhe ndihmesën që i ka ofruar PDK dhe komuna e Gjilanit, duke shtuar se të gjitha kërkesat që kemi drejtuar ne si Organiyatë e Pensionistëve në adresë të kryetarit të Komunës, na është përgjigjur pozitivisht.

Ndërsa anëtarja e kryesisë së Organizatës së Pensionistëve në Gjilan, Makfire Osmani – Uzurnaliq, është deklaruar e kënaqur sa i përket bashkëpunimit në mes të PDK-së dhe organizatës, ku PDK që nga themelimi edhe në opozitë sa ishte, edhe sot ku udhëheq me institucionet komunale e qendrore, ka pasur konsideratë ndaj kategorisë së pensionistëve, duke shprehur mirënjohje për kontributin tonë si shtresë kontributdhënëse për vendin dhe shoqërinë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.