Pajaziti: Para syve tanë po ndodhë dhunimi i vullnetit të qytetarëve

Gjilan – Zenun Pajaziti deputet i PDK-së nga Gjilani në një prononcim për rajonipress shpreh brengosjen e tij që Blloku po e qon në një qorrsokak Kosovën. Pajaziti tha se para syve tanë po ndodhë rasti më tipik i dhunimit të vullnetit të qytetarëve i paparë deri më tani në vendin tonë.
Zenun Pajaziti deputet nga radhët e PDK-së shprehet i zhgënjyer me veprimet që po bënë Blloku në skenën politike kosovare, raporton rajonipress.
Pajaziti për rajonipress tha se autoriteti i komunitetit të politikanëve është katandisur fare, s`ka ku shkon më poshtë. ”E vendi s`ka si të ecë përpara me këtë bllokadë”.
Pajaziti tha se dhunimi i vullnetit të qytetarëve tanë po ndodhë nga blloku.”Ka kohë që e kanë gojën me shprehjen “kapje e shtetit”. E çka është kjo që po ndodhë. Pikërisht kapje e shtetit, e kushtetutës, gjykatës, e deputetëve dhe pikërisht nga vetë ata (LANV). Është rrugë pa krye për të marrë pak pushtet duke nxitur edhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. E për pak pushtet të atyre që si kanë fituar zgjedhjet do të mund të lejohej një precedent i rrezikshëm për të ardhmen. Atëherë nuk do të kishte më rëndësi kush do të fitonte dhe si do të krijohej shteti. Janë ligje tjera pastaj ato, ndoshta jo bash kanuni, por e dinë më mirë ata që janë përfshirë në këto skenarë. Andaj e them me plotë bindje se kjo nuk duhet lejuar që të ndodh” tha Pajaziti.
Pajaziti thotë se Kosovës i duhet një dialog i mirëfilltë për shtetin dhe të ardhmen e vendit, një qeveri e bazuar në fuqi politike dhe legjitime mbi të gjitha e bazuar në interesa strategjike të vendit. ”Qytetarët na kanë sugjeruar dhe kanë vendosur me votën e tyre që vendi ta ketë një qeverisje më të zgjeruar, ndërsa Kushtetuta tregon se si të bëhet ajo. Në fund të fundit krejt koston po e paguajmë vetë. Autoriteti i komunitetit të politikanëve është katandisur fare, s`ka ku shkon më poshtë. E vendi s`ka si të ecë përpara me këtë bllokadë” tha Pajaziti./rajonipress/