Uji Dea

Pajaziti: Me potencialin që kemi do të jemi partia fituese

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Bashkë me qytetarët e komunës do të përgatisim një ofertë dhe platformë qeverisëse dhe me potencialin që kemi si PDK, padyshim se do të jemi partia fituese” ka thënë në këtë konferencë Zenun Pajaziti.

Kryetari i Degës së PDK-së, Zenun Pajaziti së bashku me grupin e këshilltarëve mbajtën konferencë për shtyp, të fundit për këtë vit.

“Po përmbyllim edhe këtë vit, jo të dëshirueshëm si opozitë për punën e qeverisjes komunale, por të kënaqshëm si angazhim partiak i PDK-së. Këshilltarët tanë ishin aktiv dhe të angazhuar secili nga ta për shumë çështje dhe problematika që e preokuponin komunën dhe qytetarin tone. Ne si PDK jemi në konsolidim e sipër edhe të Gruas, do të vazhdojmë edhe me rininë. Bashkë me qytetarët e komunës do të përgatisim një ofertë dhe platformë qeverisëse dhe me potencialin që kemi si PDK, padyshim se do të jemi partia fituese” ka thënë në këtë konferencë Zenun Pajaziti.

Shefi i Grupit të këshilltarëve, Sahit Abazi, ka dhënë një rezyme të angazhimit një vjeçar në të cilën u shpreh se ne ishim opozitë e alternativës, debatit dhe denoncimeve. “Si PDK, nga ardhja e kryetarit të ri të degës kemi shtuar dinamikën e angazhimit dhe punët e mira që janë bërë në komunë e që janë sponzorizim i drejtpërdrejtë i PDK-së si bursat, ruajtja e 23 vendeve të punës, çështja e Teatrit të Qytetit dhe insistimi i PDK-së për zgjidhje të statusit financiar të Teatrit. Nga ardhja e e Lutfi Hazirit në krye të komunës, kanë lulëzuar ndërtimet pa leje”.

Mobi Casa

Sahit Abazi tha se ne kemi përkrahur iniciativat e mira, idetë kreative, por gjithmonë ishim kundër punëve të dëmshme që po bënë kjo qeverisje për komunën dhe qytetarët tanë.

Këshilltari Riad Rashiti, ka paraqitur shqetësime me të cilat është përballur komuna e Gjilanit. Ai ka folur për mungesën e buxhetit, mungesën e investimeve, shkeljet e mëdha ligjore, format e shpërdorimit të mjeteve publike, duke shtuar se edhe sot kjo qeverisje vazhdon me premtime e jo me punë e investime.

Edhe Shukrije Rapuca, Leonora Bunjaku dhe Bujar Nevzati, në kuvendin komunal kanë ngritur çështje të rëndësishme për qytetarët e komunës sonë siç janë problemet në arsim mungesa e realizimit të projekteve të Partneritetit Publiko Privat (PPP) dhe së fundmi rasti i shkeljes së rregullave dhe ligjit si dhe provokimit të institucioneve që ka bërë këshilltari nga radhët e komunitetit serb Sergjan Mitroviq.

Ne si Grup i këshilltarëve të PDK-së vlerësojmë se për qeverisjen e komunës së Gjilanit ky vit përmbyllet si vit i dështimeve në realizimin e premtimeve zhvillimore për Komunën e Gjilanit./rajonipress/