Pajaziti mban tubim me qytetarët e Mireshit

Gjilan – Në fjalën e tij para të pranishmëve, Kryetari Pajaziti përshëndeti të pranishmit duke i falënderuar për angazhimin e tyre të madh që po e bëjnë në kthimin e fitores së PDK-së, në Miresh, si dhe në Gjilan.
Mireshi është shembull i një fshati të bukur dhe të pastërt. Kjo është arritur falë punës tuaj vullnetare, mirëpo me ardhjen tonë në pushtet, mbështetja institucionale nuk do të mungojë asnjëherë.
Kandidati për Këshilltar Komunal, Agron Shabani, në fjalën e tij së pari i përshëndeti të gjithë të pranishmit, duke theksuar se me fitoren e PDK-së projektet të cilat kanë mbetë në gjysmë ne gjysme do t’i finalizojmë me ardhjen e PDK-së në pushtet. Prioritet i yni do të jetë mbështetja dhe fuqizimi i rinisë.
Rruga Pogragjë – Stublinë, si dhe çështja e kanalizimit do të zgjidhen përfundimisht gjatë mandatit të Kryetarit Pajaziti./rajonipress/