GRANDEMALL

Pajaziti: Kushtetuta na mundëson të krijojmë qeverinë me partnerët e mundshëm

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Zenun Pajaziti nga PDK-ja thotë për rajonipress se PDK është fituesja e zgjedhjeve parlamentare dhe rrjedhimisht kushtetuta i jep mundësinë të krijojnë qeverinë me partnerë e tjerë të mundshëm.

Zenun Pajaziti në një prononcim për rajonipress duke komentuar procesin zgjedhor thotë se Kosova ka kaluar një test të rëndësishëm me zgjedhjet. “PDK është fituese e zgjedhjeve parlamentare dhe rrjedhimisht Kushtetuta i jep mundësinë të krijojë qeveri me partner tjerë të mundshëm. Tendenca për ta penguar këtë proces paraqet një tentim për ta penguar vullnetin e votuesve, qytetarëve të vendit” shprehet Pajaziti.

FIDANISHTJA

Pajaziti thotë se nuk kanë pasur deri më tani ndonjë veprim politik aq të papjekur dhe aq të rrezikshëm për demokracinë dhe proceset që na presin.”Personalisht kam pritur që rezultati i dobët i disa partive të reflektojë në veprime reformatore partiake e jo në veprime që mund të nxisin reagime të ngjashme në dëm të qytetarëve dhe që krijojnë precedencë për zgjedhjet tjera”.

Sipas Pajazitit këto veprime përveç tjerash e venitin imazhin jashtëzakonisht të mirë që u krijua.”Kosova posa e kaloj testin me notën më të mirë, me zgjedhje të realizuara më së miri. Unë pres reflektime më të pjekura në ditët në vijim. Ne do të sillemi me përgjegjësi në të mirë të vendit, qeverisjes, sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve. I ftojë të gjithë votuesit, e qytetarët që të mos bien pre e provokimeve. Ne jemi këtu për të marrë përgjegjësitë në të mirë të interesave të vendit” tha Pajaziti. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.