RCCOLA

Pajaziti: Kemi plane zhvillimore për Komunën e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në udhëheqjen e degës së PDK-së kam ardhur me plane zhvillimore për Komunën e Gjilanit, por edhe për shtresat e veçanta të shoqërisë, siç jeni ju. Ne edhe në kohën e qeverisjes me Komunën e Gjilanit në kemi treguar kujdes për trajtim dhe ndihmë meritore për ju dhe do të vazhdojmë edhe më tutje ka thënë Zenun Pajaziti.

Ndonëse ditë pushimi, kryetari i degës së PDK-së në Gjilan, Zenun Pajaziti vazhdon punën dhe aktivitetin e tij duke u takuar me grup të ndryshme të shoqërisë.

Të shtunën në selinë PDK-së ai priti anëtarët e Shoqatës së Shurdhmemecëve në Gjilan me të cilët bashkëbisedoi për çështje të cilat i preokupojnë ata si komunitet i veçantë i shoqërisë.

Në këtë takim kryetari Pajaziti, anëtarëve të kësaj shoqate u ka prezantuar planet për komunitetet e ndryshme të komunës sonë.

UBT

Pajaziti i njoftoi që në kuadër të projektit të PDK-së, është parapa përkujdesja për kategorinë e Shurdhmemecëve.

“Në udhëheqjen e degës së PDK-së kam ardhur me plane zhvillimore për Komunën e Gjilanit, por edhe për shtresat e veçanta të shoqërisë, siç jeni ju. Ne edhe në kohën e qeverisjes me Komunën e Gjilanit në kemi treguar kujdes për trajtim dhe ndihmë meritore për ju dhe do të vazhdojmë edhe më tutje” ka thënë Pajaziti.

Anëtarët e Shoqatës së Shurdhmemecëve e falënderuan kryetarin Pajaziti për pritjen, duke u shprehur mirënjohës për ndihmën gjatë kohës sa PDK ishte në pushtet si dhe për interesimin e vazhdueshëm që PDK e ka pasur për këtë kategori thuhet në komunikatën e PDK-së./rajonipress/