Pajaziti: Kandidati i PDK-së për kryetar komune do të dali nga sondazhet me qytetarë
Gjilan – Zenun Pajaziti kryetar i degës së PDK-së në Gjilan thotë për rajonipress se për një kohë shumë të shkurtër ka arritur që ta ngjallë dinamikën e punës në PDK. Sipas tij kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e PDK-së do të dali duke u bazuar nga sondazhet e bëra nga qytetarët dhe aktivistët e PDK-së.
Ndihet i relaksuar dhe komod kur flet për rezultatet e zhvilluar në teren. E pranon faktin se për një kohë PDK-ja në Gjilan ishte e “heshtur” dhe larg komunikimit me qytetarët dhe aktivistët e PDK-së.
Zenun Pajaziti kryetar i PDK-së në Gjilan për rajonipress tha se tani në PDK e Gjilanit janë dhezur të gjitha kapacitetet e saja dhe të gjithë aktivistët janë në teren për tua sqaruar ofertën Evropiane për Gjilanin.
“PDK-ja do të jetë e përkushtuar që të avancojë dhe zhvillojë jetën e qytetareve të Gjilanit dhe do të përmbushim të gjitha obligimet tona dhe do të jemi në përfundim të projekteve të nisura e të realizuara me sukses nga qeverisja e PDK-së” shprehet Pajaziti.
Pajaziti e pranon faktin se dega e PDK-së në Gjilan për një kohë ka qenë e “heshtur” dhe larg komunikimit me aktivistët e saj. Megjithatë thotë se fushata e brendshme në PDK-së ishte mirëseardhur.
Pajziti me mburrje flet për qeverisjen e PDK-së në Gjilan dhe projektet e realizuara nga Qemajl Mustafa. “Asnjë parti politike në Gjilan nuk ka punuar më shumë dhe më mirë sesa PDK-ja. Kjo më bënë krenar dhe më motivon që unë të jem çdo ditë në kontakt me grupet qytetare dhe me të gjithë ata që duan ta qojnë Gjilanin Evropian përpara” u shpreh Pajaziti.
Pajaziti ndërkaq mbetet më i rezervuar kur flet për kandidatin e PDK-së që duhet të garojë për kryetar të Gjilanit. “Kandidati i PDK-së për kryetar të Gjilanit do të caktohet nga sondazhet e zhvilluara me qytetarët e Gjilanit dhe me aktivistët e PDK-së.”Qytetarët dhe aktivistët e PDK-së do të jenë ata që do të vendosin për kandidatin e PDK-së për kryetar të Gjilanit. PDK-ja ka kuadro të dëshmuara për këtë pozitë dhe ka njerëz të nivelit ministror e qeveritarë. Deri në afatin ligjor nuk do të vendoset për kandidatin për kryetar të Gjilanit” tha Pajaziti.
Ai thotë se PDK-ja në Gjilan po rritet çdo ditë dhe po përkrahet nga grupe të caktuara si nga të rinjtë, intelektualët, studentët e kategori të tjera tha Pajaziti./rajonipress/


