Pajaziti ka vazhduar takimet nëpër bizneset e Gjilanit

Gjilan – Kësaj radhe vizitoi fabrikën për prodhimin e dyerve dhe dritareve të plastikës “Shkodra”. Mbështetja e institucioneve për bizneset prodhuese do të jetë prioritet i qeverisë komunale, pasi që përmes kësaj mbështetje krijojmë edhe vende pune.
Shteti po ndërton politika të favorshme për kompanitë prodhuese sepse duke ndërtuar këto politika ne e rrisim veprimtarinë prodhuese dhe ulim papunësinë në vend ka thënë Pajaziti./rajonipress/