Pajaziti ka vazhduar takimet me qytetarët, sot vizitoi lagjen “Dardania”

Gjilan – Pushteti aktual nuk është interesuar fare për lagjen e Dardanisë, fatkeqësisht edhe projektet e Bashkimit Europian, një ndër ta edhe parku, janë degraduar dhe nuk janë mirëmbajtur në mënyrë të duhur ka thënë Pajaziti.
Gjatë takimit me qytetarët e kësaj lagje, qytetarët shprehen shqetësimet dhe indinjatën e tyre për ndërtimet pa leje në këtë lagje si dhe hapësirat e uzurpuara.
Infrastruktura në lagjen e Dardanisë është një domosdoshmëri, dhe kryetari Pajaziti do ta ketë një ndër prioritetet e tij.
Ankesat dhe shqetësimet që janë paraqitur sot do të shërbejë për të ndihmuar në programin qeverisës komunal për të bërë ndryshimet e duhura në këtë lagje në të mirë të qytetarit thuhet në njoftimin e PDK-së./rajonipress/