Eko Higjiena

Pajaziti: Gjilanin do ta fitojmë pa ndonjë problem

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Zenun Pajaziti kryetar i degës së PDK-së në Gjilan tha se zvarritja dhe shtyrja e zgjedhjes së kryetarit të degës në Gjilan nuk e ka dëmtuar PDK , por megjithatë mbetet sfiduese për të që ta konsolidojë edhe më shumë këtë subjekt politik dhe të merret më drejtpërdrejtë me hallet dhe kërkesat e qytetarëve të Gjilanit. Thotë se PDK nuk e ka problem kandidaturën për kryetar të Gjilanit sepse ne të gjithë jemi në mbështetje të punës së mirë që po bënë Qemajl Mustafa.

Ka vetëm një ditë kohë që ka marrë timonin e degës së PDK-së në Gjilan e cila për një kohë të gjatë zvarriti zgjedhjen e të parit të partisë. Zenun Pajaziti kryetar i PDK-së në Gjilan e ka të qartë se para vetës ka një sfidë të madhe për ta quar përpara punën e mirë siç thotë ai të PDK-së që ka bërë në Gjilan dhe njëkohësisht për të fituar zgjedhjet e ardhshme lokale.

Pajaziti për rajonipress tha se sfiduese për të mbetet konsolidimi dhe forcimi edhe më shumë i PDK-së në Gjilan si dhe trajtimi më i drejtpërdrejtë i jetës së qytetarëve.”Hallet e shumta dhe kërkesat qytetarëve të Gjilanit do të jenë preokupim imi dhe bashkë me të gjithë anëtarët e tjerë të PDK-së do të jemi në shërbim të tyre. Ne e kemi treguar një qeverisje të mirë për këto dy vite dhe unë realisht e kam të trasuar një përvojë dhe bagazh të madh që ka lënë mbrapa PDK-ja” tha Pajaziti.

Pajaziti tha se PDK-ja në Gjilan nuk është dëmtuar e as dobësuar me vonesën që ndodhi me zgjedhjen e të parit të partisë.”Përkundrazi kemi treguar një demokraci të brendshme dhe kemi shprehur një tolerancë të madhe politike. Vet fakti që kishte kaq interesim të madh nga të gjitha palët tregon qartë se PDK-ja vazhdon të mbetet forca kryesore në nivel vendi” mendon Pajaziti.

ARKATANA

Pajaziti tha se ka dëgjuar nga shumë aktivist hezitime dhe realisht ka pasur tendenca nga subjektet tjera politike që ta shfrytëzojë këtë pjesë të “zhgënjyer” por tani kemi bërë një zgjedhje të mirë dhe të gjithë së bashku do ta kompensojmë kohën e humbur.

Pajaziti thotë se tani PDK-ja do të mobilizohet për t`i fituar zgjedhjet lokale .”Fitorja nuk do të mungojë sepse PDK-ja do të ketë një ofertë serioze për elektoratin e Gjilanit”.

Ai mendon se PDK-ja në Gjilan nuk e ka problem kandidatin për kryetar të Gjilanit.”Ne të gjithë jemi në mbështetje të kryetarit aktual të Gjilanit Qemajl Mustafës i cili ka bërë një punë të mirë dhe nuk jemi të brengosur me kandidaturat e partive tjera politike” tha Pajaziti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.