Fundamenti

Pajaziti: Fitorja e PDK-së është fitore e çdo të riu

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Zenun Pajaziti pasi ka takuar të rinjtë në sheshin “Rexhep Mala e Nuhi Berisha” tha se në zgjedhjet që pritet të mbahen këtë vjeshtë PDK do të fitojë dhe kjo nuk do të jetë vetëm fitorja e PDK-së, por edhe e çdo të riu dhe e gjithë qytetarëve të vendit.

Pajaziti ka bashkëbiseduar me të rinjtë e PDK-së në qendër të qytetit ku edhe ka shpallur zyrtarisht hapjen e procesit zgjedhor në rininë e PDK-së në Gjilan.

Pajaziti ka ftuar të rinjtë që bashkarish të përballen me vështirësitë , por edhe për të punuar që Gjilani të bëhet edhe më i bukur .

Pajaziti ka përsëritur se Gjilanin në zgjedhjet që pritet të mbahen këtë vjeshtë sërish do ta fitojë PDK-ja dhe kjo nuk do të jetë vetëm fitorja e PDK-së, por edhe e çdo të riu dhe e gjithë qytetarëve të vendit.

Uji Dea

Derisa ka folur afër shtatores së Rexhep Malës e Nuhi Berishës , Pajaziti u ka thënë të rinjve se ata dhe ushtarët e UÇK-së vepruan që ne sot të jemi të lirë, por shtoi ai, liria duhet të ndërtohet andaj angazhimi i secilit të ri, me ide e vizion, është i mirëseardhur në rininë e PDK-së që i ka hapur dyert.

Ndryshe Pajaziti është përgjigjur edhe në interesimet e të rinjve dhe ka kërkuar nga ata që t`i bashkohen PDK-së sepse sipas tij ata do të jenë pjesë aktive e ofertës së re të PDK-së.

Në fund Pajaziti e ka quajtur si të arritur për Gjilanin hapjen e Universitetit të Gjilanit ku siç u shpreh ai është dhurata më e mirë për të rinjtë. Sipas tij PDK-ha dhe vet koncepti i tij do të mundohet që të sjellë dhe bursa për të rinjtë e Anamoravës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.