United Hospital

Pajaziti: Dhimbja e familjes Dehari nuk mund të shfrytëzohet për agjenda partiake

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti thotë se është e papranueshme tendenca qe vdekja e Astrit Deharit me u shfrytëzu për të realizuar agjenda partiake.

I pari i deputetëve të PDK-së, në një prononcim për ‘Indeksonline’, thotë se nuk mund të shfrytëzohet dhembja e familjes Dehari për agjenda partiake duke kërkuar qe t’i ipet mundësia drejtësisë për ta çuar procesin deri në fund.

“Çdo tentim me politizu këtë rast nuk i bën nderë as familjes as shoqërisë dhe as rrethanave. Përkundrazi kjo paraqet një presion mbi institucionet e drejtësisë për të hetuar krejt rastin. Gjithçka qe duhet bërë është me i lanë hapësirën dhe kohën e duhur qe institucionet e drejtësisë me ndriçu gjithçka jo vetëm vdekjen e Astritit po krejt rrethanat qe kanë shty me ardhe deri aty”, ka thënë Pajaziti për ‘Indeksonline’.

ARKATANA

E sa i përket qëndrimeve të familjes Dehari dhe Lëvizjes Vetëvendosje të cilët thonë se nuk i besojnë institucioneve vendore për të zbardhur këtë rast, Pajaziti thotë se Kosova është shteti i vetëm qe e kanë qytetarët e saj dhe duhet besuar institucioneve të saj.

“Kemi qenë të hapur edhe për hetime të tjera dhe institucione të jashtme jemi ende të hapur. Ky rast nuk mund të politizohet duhet të i lihet drejtësisë. Çdo tendence me politizu dhe me pengu drejtësinë do të jetë me pasoja të dëmshme dhe nuk i bën nderë askujt”, ka shtuar ai.

Një ditë më parë ka nisur të nënshkruhet peticioni i organizuar nga shoqëria civile dhe i mbështetur nga prindërit e Astrit Deharit dhe Lëvizja Vetëvendosje ku mes tjerash kërkohet hetim i pavarur dhe dorëheqja e ministres Dhurata Hoxha dhe ministrit Skënder Hyseni./Indeksonline/Leotrim Berisha/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.