UBT

Pajaziti: Demarkacioni do të kalojë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Zenun Pajaziti mendon se sikurse gjërat tjera të rëndësishme, edhe demarkacioni do të ratifikohet kur të risillet në Kuvendin e Kosovës.

Shefi i ri i grupit parlamentar të PDK-së Zenun Pajaziti është i sigurt se partnerët e koalicionit do t’i kenë votat për ta kaluar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Ai tha për KALLXO.com se Kuvendi gjithmonë ka arritur t’i sigurojë votat e mjaftueshme për çështje të tilla.
“Kuvendi i Kosovës i ka pasur gjithmonë votat për t’i trajtuar çështjet e rëndësishme për vendin. Nuk e dimë saktësisht se si do të jenë votat, por sa herë që është dashtë të votohen çështje të rëndësishme për vendin, Kuvendi i Kosovës i ka bërë punët e tij”, tha Pajaziti për KALLXO.com

Ai shtoi se nuk ka pasur takim me Listën Serbe për të diskutuar në lidhje me demarkacionin.

“S’kemi debatuar me Listën Serbe, mirëpo në mbledhjen e fundit të Kryesisë se Kuvendit kemi qenë të gjithë bashkë, kanë qenë edhe partitë opozitare që është një gjë e mirë. Ne nuk kemi biseduar për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, por jam i sigurt se ata do të jenë pjesë përbërëse e rëndësishme e institucioneve të Kosovës,” tha Pajaziti.

Edhe pse në seancën që pritet të mbahet më 22 shtator, nuk është në rend të ditës ratifikimi i marrëveshjes për vijën kufitare me Malin e Zi, Pajaziti thotë që qeveria do ta risjellë atë marrëveshje, e pastaj Kuvendi do të merret me të.

UBT

Më 1 shtator ishte mbajtur seanca që në rend të ditës kishte ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi të nënshkruar më 26 gusht 2015, mirëpo qeveria e kishte tërhequr atë.

Kryeministri Mustafa kishte thënë atë ditë se tërheqjen po e bën për shkak të presionit ndaj deputetëve dhe koncesioneve që po i kërkon një grup parlamentar.

Mirëpo shefi i grupit parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiq e kishte përgënjeshtruar Mustafën.

“Dua të them që është shumë e papjekur që cilido lider politik në Kosovë përgjegjësinë për mossuksesin ta hedhë mbi deputetët e Listës Serbe për shkak të tërheqjes së ndonjë ligji, ose marrëveshjeje nga procedura e votimit,” kishte deklaruar Simiq.

Më pas Mustafa kishte thënë që nuk kishte veçuar ndonjë grup të caktuar parlamentar në lidhje me përmendjen e koncesioneve për votim të demarkacionit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.