GRANDEMALL

Pahori e konfirmon: Dua të zëvendësoj Lajçakun për dialogun Kosovë-Serbi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka konfirmuar për agjencinë sllovene të lajmeve STA se është i interesuar për pozicionin e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në të cilin ai do të pasonte Miroslav Lajçakun, mandati i të cilit përfundon në gusht.

Gazeta sllovene “Delo” raportoi dje se ish-presidenti i Sllovenisë mund të jetë i dërguari i ri i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, dhe Borut Pahor e konfirmoi këtë sot.

Ai i tha agjencisë STA se është i interesuar të zëvendësojë Lajçakun.

Paraprakisht, kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, ka deklaruar se e mbështet pa kushte Pahorin në kandidaturën e tij për postin e Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialog dhe ka shtuar se për këtë muajin e kaluar ka zhvilluar bisedime të shumta bilaterale me liderët e vendeve evropiane, si dhe me përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian.

Mbështetje për këtë detyrë, Pahorit i ka dhënë edhe ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon.

GRANDEMALL

I dërguari special, i cili përveç dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, merret edhe me çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, propozohet nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme.

Këtë detyrë e ushtron Josep Borrell, dhe vendimin përfundimtar e merr Këshilli i BE-së ose shtetet anëtare.

Pahori është i njohur për avokimin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, por edhe për faktin se insistoi në përmbushjen e marrëveshjeve të Brukselit dhe formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Nga viti 2012 deri në vitin 2022, ai ishte president i Sllovenisë, dhe së fundi me ish-shefen e tij të kabinetit, Alja Brglez, themeloi Institutin e Miqve të Ballkanit Perëndimor (FOVB), qëllimi i të cilit është të promovojë dialogun, pajtimin, zgjidhjen paqësore të çështjeve të hapura, zhvillimin ekonomik dhe integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian. /klankosova

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.