Fundamenti

Pahor thotë se duhet të formohet Asociacioni, Osmani: Parakusht është vendimi i Kushtetueses

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, dje u shpreh i shqetësuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa tha se gjatë vizitës së tij në Prishtinë do të kërkojë të zbatohet gjithçka që është rënë dakord në Bruksel. Por pas takimit me të, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Serbia nuk i ka implementuar shumicën e marrëveshjeve.

Presidentja Osmani tha se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe nuk është implementuar për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Një marrëveshje që nuk është implementuar është sepse, parakusht është që duhet të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ka thënë se Asociacioni nuk është në përputhje me Kushtetutën”, tha Osmani, duke theksuar se nuk mund të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive.

ARKATANA

“Serbia nuk i ka implementuar as 2/3 e marrëveshjeve”, tha Osmani paraprakisht, duke vënë në pah se Serbia ende refuzon t’i shkatërrojë të gjitha strukturat ilegale dhe të mos i financojë ato. “Janë duke e terrorizuar popullatën”, shtoi presidentja.

Ndërsa presidenti slloven, Pahor, tha se çështjet më të rëndësishme mund të zgjidhen përmes dialogut, por theksoi se kushti i parë është që të respektohen marrëveshjet e arritura. Edhe marrëveshja për Asociacionin, Pahor tha se duhet të respektohet nga Kosova.

“Çështjet më të rëndësishme mund të zgjidhen me dialog. Kushti i parë është që të respektohen marrëveshjet. Ne e kuptojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por për palën e tretë që nuk është nënshkruese e kësaj marrëveshjeje… Derisa të mos merreni vesh ndryshe, kjo marrëveshje duhet respektuar. Është e sigurt se gjithmonë duhet t’i kthehemi dialogut”, tha Pahor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.