Mobi Casa

Pahor-Serbisë: Ndihmën ndaj Kosovës e premtova nëse e ratifikojnë Demarkacionin dhe themelojnë Asociacionin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor sot iu ka përgjigjur kritikave të zyrtarëve të lartë serbë për shkak të deklaratave të tij se Sllovenia do të punojë që t’ia sigurojë njohjen Kosovës nga shtetet anëtare të BE-së të cilat nuk e kanë bërë ende, duke theksuar se Kosova është një nga çështjet kryesore politike në të cilën Sllovenia dhe Serbia kanë pikëpamje të ndryshme.

Siç theksohet në një deklaratë për shtyp nga zyra e presidentit slloven, Pahor nuk është i sigurt se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Bërnabiq e kanë kuptuar plotësisht deklaratën e tij për mbështetjen diplomatike të njohjes së Kosovës në mesin e vendeve anëtare, raporton agjencia e lajmeve STA, transmeton lajmi.net.

Pahor ka theksuar se Sllovenia do të përkrahë Kosovën nëse i plotëson disa kushte, duke përfshirë respektimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, duke formuar bashkësinë e komunave serbe dhe ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.

“Autoritetet serbe duhet të marrin parasysh faktin se Pahor vuri në dukje që Kosova duhet të plotësojë këto kushte në qoftë se e pret ndihmën e Slloveninsë”, thotë zyra e presidentit slloven.

Uji Dea

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar të hënën ndaj deklaratës së Pahor, pasi ky i fundit deklaroi se do të kërkojë që do t’i bindë vendet anëtare të BE-së të njohin pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka vlerësuar se një deklaratë e tillë nuk është në përputhje me marrëdhëniet e mira dhe miqësore që ka Serbia me Slloveninë.

Presidenti slloven, Borut Pahor i bëri këto deklarata rreth një javë më parë gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.