Fundamenti

Pahor në Beograd: Jam i shqetësuar për dialogun Kosovë-Serbi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor deklaroi sot në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se është i shqetësuar për disa procese dhe deklarata në Ballkanin Perëndimor.

Pahor theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian do të ishte vendimtar për paqen dhe sigurinë, si dhe për mirëqenien e njerëzve në këtë rajon.

“Faleminderit presidentit Vuçiq për këtë bisedë dhe për përmendjen e ushtarëve sllovenë në Kosovë, dhe unë do t’i vizitoj nesër”, tha Pahor.

Ai shtoi se gjatë vizitës së tij në Kosovë do të kërkojë të zbatohet gjithçka që është rënë dakord në marrëveshjen e Brukselit, transmeton Gazeta Express.

Mobi Casa

Pahor tha se është i shqetësuar edhe sepse dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë dhe shtoi se ai duhet të vazhdojë.

“Sllovenia është një përkrahëse e madhe e atij dialogu dhe ende e mbështet atë”, tha ai, duke theksuar se zvarritja e këtij procesi nuk i kontribuon askujt.

“Bisedimet duhet të vazhdojnë për të rregulluar marrëdhëniet në mënyrë që të mos rrezikohet paqja, siguria dhe bashkëpunimi në rajon”, tha Pahor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.