KKVITI

Pahor, deputetëve: Miratojeni Demarkacionin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor iu është drejtuar sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës me një fjalim rasti, ndërsa kërkoi nga ata që ta miratojnë marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Pahor kërkoi nga deputetët e Kuvendit të Kosovës guxim politik dhe i inkurajoi ata që të mos hezitojnë dhe ta miratojnë këtë marrëveshje, pasi sipas tij, megjithëse është e vështirë nuk ka mënyrë tjetër për të ecur para.

Presidenti slloven në adresimin e tij para deputetëve tha se ndodhet në Prishtinë si mik i shtetit të Kosovës dhe se nga përvoja e tyre në Slloveni është tejet e rëndësishme të respektohen marrëveshjet.

Uji Dea

Duke folur për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, Pahor tha se e di se sa komplekse është kjo çështje, por Marrëveshja duhet të miratohet.

“E di E di sa e vështirë është për ju por nuk ka mënyrë tjetër. Si mik ju inkurajoj të mos hezitoni të zgjidhni këtë çështje, e cila ju shpie drejt BE-së e NATO-s…”, tha Pahor.

Ai më tej theksoi se Sllovenia do të jetë në mbështetje të Kosovës në vizionin për integrime euro-atlantike. /Telegrafi/