FITORJA

Paguan deri 1000 euro për të qenë pjesë e programeve festive

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Për të qenë pjesë e programeve festive duhet të kesh epitetin e një këngëtari me “famë” ose në të kundërtën të paguash për të performuar, qoftë vetëm një herë në këto programe. Mbase shtimi i numrit të madh të këngëtarëve në tregun muzikor ka ndikuar që organizatorët e programeve festive të kenë një limit të caktuar të pjesëmarrësve në këto programe.

Çmimet për të cilat është dashur të paguajnë këngëtarët e rinj për të qenë pjesëmarrës në disa programe festive variojnë nga 200 deri në 1000 euro, varësisht sa herë kanë dalë në skenë. Shpresa Merlaku, Gramoz Gërvalla, Kastriot Krasniqi, Armend Miftari janë vetëm disa nga emrat e këngëtarëve të rinj që kanë paguar produksionet për t’iu bashkuar kolegëve të “famshëm” të tyre.

Por për hir të bashkëpunimit ata nuk preferojnë të flasin në opinion. Masa e madhe e televizioneve dhe produksioneve muzikore e filmike hezitojnë të pranojnë se kanë kërkuar nga këngëtarët e rinj ta paguajnë pjesëmarrjen, përveç produksoni i njohur “Eurolindi” që ishte transparent për të dhënë përgjigje.

“Xhirimet e produksionit tonë u realizuan në një atmosferë shumë festive dhe çdo gjë shkoi sipas plan-programit. Sa i përket pagesës nga ana e këngëtarëve të rinj, po është e vërtetë se një pjesë e këngëtarëve paguajnë për të qenë pjesë e programit festiv. Por duke marrë parasysh rrethanat dhe çmimet çfarë janë në Kosovë, si dhe mosrespektimit të Ligjit kundër Piraterisë, na duhet që sado pak t’i zbusim ato shpenzime të shumta që i kemi për realizimin e këtij programi. Çmimet të cilat i kanë paguar këngëtarët e rinj sillen prej 200 deri në 1000 euro. Dëshira për të qenë pjesë e programit festiv i ka shtyrë këngëtarët e rinj që të paguajnë”, ka thënë Bujar Avdimetaj nga Shtëpia Filmike Muzikore “Eurolindi”. Tani e 17 vjet ky produksion merret me organizime të tilla, prandaj sipas Bujarit nuk është edhe aq e lehtë realizimi i programeve festive.

Remit i kanë kërkuar 300 euro

Nuk kanë paguar vetëm këngëtarët e rinj, disa produksione televizive kanë kërkuar edhe nga këngëtarët e njohur të paguajnë për të qenë pjesë e tyre. Një fakt i tillë ka ndodhur edhe me këngëtarin, Remi Jakupi, të cilit në mënyrë indirekte i është kërkuar të paguajë në njërin nga shou-emisionet e vendit.

“Për hir të bashkëpunimit që kam me produksionet tona, nuk mund të flas hapur, por e vërteta është se këngëtarëve u është kërkuar të paguajnë për të qenë pjesë e programeve festive. Në mënyrë indirekte mua më kanë kërkuar 300 euro për një paraqitje, por asnjëherë nuk pranoj të hyj në një program festiv me pagesë. Unë e kuptoj gjendjen ekonomike, por duhet edhe ne këngëtarëve të na kuptojnë, sepse me pjesëmarrjen tonë po realizohen programet festive”, shprehet Remi për “Zërin”.

Mobi Casa

Edhe këngëtares Majlinda Kryeziu i është kërkuar të paguajë nga 300 euro vetëm për një paraqitje nga Zico TV. “Ne këngëtarët e vjetër nuk duhet të paguajmë për të qenë pjesë e programeve festive, unë në skenë nuk jam prej dje, por mbi 15 vjet. Ziko TV nga Gjilani më ka kërkuar 300 euro për një paraqitje në skenë, por jo vetëm kaq me ndërmjetësimin e Gani Dilit e ka zbritur çmimin për 400 euro në dy paraqitje në skenë. Por unë nuk kam qenë e interesuar të hyj në programe festive me pagesë dhe nga ato produksione që kam pasur ftesë kam shkuar pa pagesë”, shton Majlinda.

Pritje të gjata për të përformuar

Problem tjetër gjatë realizimit të programeve festive janë edhe pritjet e gjata të këngëtarëve që u bëhen për të performuar dhe në mesin e turmave lindin edhe konfliktet mes këngëtarëve për shkak të radhës. Këngëtari Arian Agushi i njohur si Gold AG është dashur të pres me orë të tëra për të dalë vetëm 1 herë në skenë në programin festiv të “Emra Com”.

“Këngëtarët janë ata që më së shumti e pësojnë gjatë realizimit të programeve festive. Normalisht është dëshirë e jona të jemi pjesë e programeve festive, por jo të presim me orë të tëra derisa të na vijë radha për të kënduar në skenë. Është e vërtet që shpeshherë lindin edhe konflikte mes këngëtarëve për shkak të rendit, ngase shumë herë disa prej tyre e prishin rendin”, thekson ai.

Kushtet dhe pamundësia për të zgjidhur këtë fenomen, sipas Emrush Thaçit, nga produksioni “Emra Com” bëjnë që të ketë tollovi në programe festive.

“Janë mjaft të vështira kushtet në të cilat realizojmë programin festiv të Vitit të Ri. Unë nuk i mohoj pritjet e gjata të këngëtarëve, por në këto kushte që kemi si të filmohen 40 artistë për një natë për 3 apo 4 orë. Sikur të kishim kushte do të bëja 10 ditë filmime çdo natë nga 5 këngëtarë dhe nuk do të krijoheshin tollovi në radhë”, shprehet Emrushi, duke thënë më pas së të gjithë artistët në natën e xhirimit duan të duken bukur, ose janë për ngut, ose janë të sëmurë dhe nuk ka mundësi të realizohet ndryshe programi festiv.

“Një këngëtar së paku 15 min. merr për t’u filmuar, nuk ka teknikë që të gjithë të filmohen grup pastaj të ndahen veç e veç. Të gjithë dëshirojnë të duken bukur, andaj edhe mirë edhe shpejt nuk ka mundësi në asnjë TV në Kosovë”, shprehet në fund Emrushi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.