RCCOLA

Pagjumësia e shpeshtë rrit rrezikun nga infarkti

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Mungesa e gjumit rezulton me shtypje të rritur të gjakut dhe me inflamacione në organizëm, e më e rrezikshmja është në kombinim me diabetin, duhanin, alkoolin dhe jetën stresuese.

Mungesa e vazhdueshme e gjumit nuk është vetëm problem psikologjik, por ndikon edhe në shëndetin e përditshëm dhe është problem që nuk bën të injorohet, tërheqin vërejtjen shkencëtarët nga universiteti mjekësor ‘Chi-Mei’ në Tajvan,raporton Gazeta Kosova Sot

Ata kanë analizuar të dhënat mjekësore të 84 mijë njerëzve, prej të cilëve 21 mijë kanë vuajtur nga pagjumësia. Ata e kanë përcjellë gjendjen e tyre shëndetësore për katër vjet dhe kanë vërtetuar se njerëzit e të gjitha grupmoshave janë në rrezik më të lartë nga sulmi në zemër nëse vuajnë nga pagjumësia, ndërsa ai rrezik është madje për tetë herë më i madh për personat nën moshën 40-vjeçare. Si rreziku më i madh për zhvillim të sëmundjeve të zemrës është dëshmuar kombinimi i pagjumësisë dhe diabetit, kanë thënë shkencëtarët.

KKVITI

Edhe pse nuk është e qartë lidhja e saktë mes pagjumësisë dhe infarktit, ata mendojnë se mungesa e vazhdueshme e gjumit kontribuon në inflamacione dhe rritje të shtypjes së gjakut. Në kombinim me shprehi të pashëndetshme, si pirja e duhanit, alkoolit dhe jetë me doza të larta të stresit, pagjumësia është shpesh nxitëse e sulmit në zemër.

(Kosova Sot)