Pagjumësia e dëmton trurin

Disa shkencëtarë suedezë kanë paraqitur së fundi rezultatet e një studimi që hedh dritë mbi pasojat që shkakton në tru pagjumësia, gjë që do t’i detyrojë të gjithë ata që pëlqejnë jetën e natës të shkojnë të shtrihen pak më herët.
Neurologë të universitetit të Upsalas kanë analizuar gjakun e marrë në mëngjes nga 15 djem të rinj shëndetplotë, ku disa kishin fjetur tetë orë dhe disa të tjerë nuk kishin fjetur fare, transmeton “Zeri.info”.
Tek këta të fundit u konstatua rritja e përqendrimit të dy molekulave në masën 20 për qind, praktikisht molekula e “enolase” që del nga neuronet dhe protenia “S-100B”.
Këto molekula të trurit shtohen zakonisht në gjak kur ka dëmtime cerebrale.
Një mungesë e gjumit mund ta shkaktojë humbjen e vazhdueshme të strukturave të neuroneve. /ZËRI/