Hidromorava

Pagat në PTK do të ulen‏

/ 6 minuta lexim
Fundamenti

Posta dhe Telekomi i Kosovës nuk do t’i kenë më pagat me mesatare prej 1150 eurosh. Ato do të ulen në mënyrë drastike. Ky është plani i bordit dhe menaxhmetit të PTK-së. Vendimipër ulje të pagave është vendim i ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv të PTK-së, Mehdih Latifaj, i cili është bazuar në një rekomandim të Qeverisë të vitit 2012.

Ndërsa, kryetari i Federatës së Sindikalistëve të Pavarur të PTK-së, Lamih Balaj, thotë se nuk ka shumë informata lidhur me vendimin për uljen e pagave, por paralajmëron menaxhmentin se do të merr masa në rast se do të shkelen të drejtat e punëtorëve.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të PTK-së, Mehdi Latifaj, duke mos dashur të jap shumë detaje rreth vendimit, ai thotë se ky është një vendim pozitiv. “Ne po mundohemi të kursejmë, asgjë më shumë. Nuk do të ketë largim nga puna e as zbritje të rrogave, p.sh. nëse e ka dikush pagën 1700 euro do ti zbritet në 1500”, ka thënë shkurt Latifaj, përmes linjës telefonike.

Në anën tjetër Lamih Balaj, kryetar i Federatës së Sindikalistëve të Pavarur të PTK-së, thotë se ka informata se do të bëhet nivelizimi i pagave por sipas tij ende nuk ka parë ndonjë kontratë të nënshkruar apo nuk ka marr ndonjë vërejtje nga ana e punëtorëve.

“Ne si sindikatë nuk kemi ndonjë vendim, por ne edhe punëtorët jemi informuar se nuk do të ketë zbritje të pagave por do të ketë një nivelizim të pagave. Në momentin që ne do të shohim që në PTK ka zbritje të pagave dhe është shkel ligji në fuqi, atëherë ne do ti ndërmarrim të gjitha masat që na takojnë me ligj. Njëherit do të informohen edhe mediat në rast se ka diçka konkrete. Mirëpo për momentin nuk e kemi parë një kontratë të dikujt që është nënshkruar ose që ju ka zbrit ose jo paga”, ka thënë ai.

Eco Higjiena

Balaj ka treguar se sipas menaxhementit , është caktuar një komision prej tre anëtarësh të cilët do të bëjnë nivelizimin e vendeve të punës me pagën që I takon.” Nuk ka diçka konkrete nuk kemi parë ende nuk mund të them që ka zbritje të pagave përderisa tek ne nuk është ankuar askush apo nuk e kemi parë një kontratë që e ka nënshkruar dikush”, ka thënë Balaj.

“Në momentin që ne do të shohim që do të ketë shkelje të drejtave të punëtorëve ne do ti marrim të gjitha masat ligjore edhe ato që na takojnë me ligjin për veprimtari sindikale… Me sa unë e kamë parë është një vendim i kryeshefit ekzekutiv që ai është thirr në një vendim për nivelizim . Unë mund të them që kjo është një pasoj e vitit 2012 që ka filluar këtë vit, e me të njëjtën avari është duke vazhduar edhe në këtë vit . Nuk do të ishte mirë. Ka qenë një rekomandim prej qeverisë që është bërë ulja e pagavenë atë kohë ai ka qenë një rekomandim vetëm për vitin 2012 por asnjë herë vendim por në PTK është bërë vendim që është i pa drejtë”, ka thënë Balaj Sipas tij, ekzekutimi i rekomandimit të asaj kohe ka sjell mbi 800 lëndë në gjykata të cilat pjesa më e madhe e tyre është fituar në Gjykatën Themelore, Gjykatën e Apelit, Gjykatën Supreme e gjithashtu ka lëndë që është fituar edhe nga Gjykatën Kushtetuese. Nukkisha dashur që prapë me na ndodh një gjë e tillë e të dëmtohet PTK-ja padrejtësisht”, ka thënë Balaj.

Nëse bazohemi në rekomandimin e mëhershëm të Qeverisë, del se PTK duhet të bëjë shkurtime në shpenzimet e personelit për 20 për qind në raport me të hyrat e përgjithshme të PTK-së.

“Në cilësinë e Kryesuesit të Komisionit Ndërministrorë për Ndërmarrje Publike (NP), ju informoj që Komisioni Ndërministrorë për NP-të ka shqyrtuar kërkesën tuajpër aprovimin e planit të biznesit për vitin 2012 për PTK-në. Në këtë aspekt ne konsiderojmë që investimet kapitale të cilat janë planifikuar nga ana juaj, do t’i kontribuojnë pozitivisht përmirësimit të performancës dhe ngritjes së profitabilitetit të ndërmarrjes në fjalë.Megjithatë, me qëllim të ngritjes së vlerës së përgjithshme të PTK-së, komisioni ndërministror për NP-të vlerëson që niveli i përgjithshëm i shpenzimeve operative vjetore duhet të reduktohet konform parametrave të lejuar. Në kuadër të këtij qëndrimi , ne rekomandojmë që niveli i përgjithshëm i shpenzimeve për personelin në raport me të hyrat e përgjithshme të PTK-së për vitin 2012, duhet të jetë jo më shumë se 20 për qind”, thuhet në dokumentin e nënshkruar nga ish ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj. Po ashtu bazuar në qëndrimet e komisionit Ndërministror për NP-të, qëllimi kryesor mbetet përmirësimi i performancës së ndërmarrjes në fjalë, e cila konsiston me mundësinë për rritje të kësaj kategorie të shpenzimeve operative në përputhje me rezultatet afariste pozitive. Theks të veçantë, sipas këtij dokumenti, Qeveria i vë rekomandimit për shpenzimet operative të personelit.

Qeveria e Kosovës, vitin që lamë pas kishte përfituar 15 milion euro dividendë nga PTK-ja. Nuk dihet se sa është shuma që këtë vit kompania me mbi 2000 të punësuar do të mund të i realizoj dividendë aksionarit. Nëse i referohemi të dhënave të më hershme paga mesatare në këtë kompani kalon mbi 1 mijë euro. Ndërsa, kryeshefat ekzekutivë kanë pagë disa herë më të lartë se Presidentja e vendit, duke kaluar shumën prej 4 mijë euro.