United Hospital

Pagat me rritje në sektorin publik, në fund të muajit të ardhshëm

/ 2 minuta lexim
HW

Në fund të muajit të ardhshëm pagat me rritje në sektorin publik do të dalin pa vonesë.

Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave në detyrë, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se pagat me rritje të muajit dhjetor do të dalin 2-3 ditë para 31 dhjetorit, festës së Vitit të Ri.

Sipas tij, nuk do të ketë asnjë problem për paga.

“Pagat do të dalin siç kanë dalë gjithherë, nuk do të ketë asnjë vonesë. Zakonisht pagat kanë dalë para festave të fundvitit, edhe këtë herë do të dalin 2-3 ditë më herët. Nuk do të ketë implikime buxhetore”, ka thënë Rafuna për RTK.

Sipas tij, brenda 10 ditëve do të dihet saktë edhe për çdo gjë.

Fundamenti

“Brenda 10 ditëve do të dihet saktë shuma totale sa nevojitet, por nuk do të ketë probleme”, tha ai.

Për mundësinë që të mos miratohet buxheti i viti 2020, Rafuna bëri me dije se deri në mars të viti 2020 do të mund të funksionojë çdo gjë.

“Nga muaji prill nuk do të mund të bëhet asnjë pagesa, a paga e asgjë tjetër, me përjashtim të borxhit të jashtëm”, tha ai.

Numri i punëtorëve që paguhen nga buxheti i Kosovës është rreth 82 mijë, dhe paga mesatare në sektorin publik, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për vitin 2018, ishte 573 euro.

Ndërkaq, në sektorin privat, që llogaritet të ketë rreth 250 mijë punëtorë, 410 euro është paga mesatare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.