Hidromorava

Pagat e prokurorëve specialë pa shtesat prej 800 eurosh

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Qeveria nuk ua ka vazhduar shtesat 12 prokurorëve specialë që kanë kompetenca ekskluzive për t’u marrë me krim të organizuar, terrorizëm, apo krime lufte. Pagat e tyre nga ky muaj do t’u dalin pa shtesat prej 800 eurosh që i kanë marrë nga viti 2011, shkruan sot Koha Ditore.

Vendimin për këto shtesa e kishte marrë Qeveria që udhëhiqej nga Hashim Thaçi.

Kësisoj, të ardhurat e prokurorëve të Prokurorisë Speciale do të jenë 1. 130 euro e jo 1. 816 euro si deri tash. Madje gati sa ata paguhen ekspertët që punojnë në këtë Prokurori. Ata marrin vetëm 110 euro më pak se prokurorët.

Eco Higjiena

Kërkesa e Prokurorisë për buxhet shtesë për vitin 2015 është 210 mijë euro.

Kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale, Sevdije Morina, ka thënë për “Kohën Ditore” se ndalimi i shtesave për prokurorët do të ndikojë direkt në punën e Prokurorisë. Ajo ka thënë se edhe me shtesat që kanë marrë ka pasur vështirësi në rekrutimin e prokurorëve që merren me rastet më të rënda.

Në Qeveri kanë thënë se vendimi nuk është marrë akoma për shkak se është kërkuar të bëhen disa plotësime në kërkesë. Kanë thënë se buxheti shtesë do të jepet dhe se pagat me shtesa do t’i marrin në mënyrë retroaktive.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.