UBT

Paga minimale në Kosovë, 130 deri në 170 euro

/ 2 minuta lexim
ENVER HOXHAJ

Paga minimale në Kosovë do të sillet nga 130 deri në 170 euro, e jo 65% e pagës mesatare të kërkuar nga Këshilli Ekonomik Social. Këtë vendim e ka marrë Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale.

Kjo ministri është duke e përkrahur idenë që pushimi i lehonisë të jetë 9 muaj, 3 muaj të paguhet nga qeveria, 3 nga punëdhënësi dhe 3 muaj të tjerë të mbeten pa pagesë. Këto hapa nuk i ka mirëpritur kryesuesi i Këshillit Ekonomik Social, Alush Sejdiu.

Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale nuk ka pranuar propozimet e Këshillit Ekonomik Social për kohën e lehonisë dhe pagën minimale, transmeton KTV.
Ministri i Punës, Nenad Rashiq, ka thënë se për paga minimale është vendosur të jetë 130 dhe 170 euro dhe kjo duke u bazuar në situatën ekonomike.

Sa i përket kohës së lehonisë, Rashiq ka thënë se ministria që ai e drejton përkrah pushimin e lehonisë, e cila do të paguhej 3 muaj nga shteti, 3 nga punëdhënësi dhe paga do të ishte 220 euro, jo 140 sa është tani.

KD-gjilan

Ai ka bërë të ditur se me këto ndryshime, brenda tre vjetësh do të jenë të prekshme, pasi që atëherë do të shihet më saktë sesa është rritja e numrit të femrave të punësuara.

Mirëpo, me këto vendime dhe propozime nuk është pajtuar kryetari i Këshillit Ekonomik Social.

Ky organ këshillëdhënës në mbledhjen e fundit i kishte propozuar qeverisë që paga minimale të jetë 65% e pagës mesatare, kurse pushimi i lehonisë të jetë 9 muaj dhe ai të paguhet gjysmë nga qeveria dhe gjysma tjetër nga punëdhënësi./Indeksonline/