RCCOLA

Paditet Shpend Ahmeti

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Pos që i ka dalë problem me pronën, biznesmeni nga Prishtina, Mefail Canolli, do të ketë punë edhe me gjykatat.

Ai e ka paditur kryetarin e komunës, Shpend Ahmetin, siç pretendon ai, për shpifje dhe fyerje ndaj tij. Canolli nëpërmjet avokatit të autorizuar, Betim Shala, padinë e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë më 2 maj. Vlera e kontestimit është 30 mijë euro.

Uji Dea

Për çështje të natyrës së njëjtë, padi të veçantë ka ushtruar edhe ndaj shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ në KK të Prishtinës, Ylli Hoxha. Gazeta Tribuna ka siguruar dy paditë. Një kallëzim penal ndaj Canollit e ka gati edhe kryetari Ahmeti…(Tribuna).