United Hospital

Paditet penalisht Enver Hasani

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Një profesor universitar po pretendon se kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ka kryer dy vepra penale. Me këto pretendime Agim Paca ia ka bërë një padi penale ish rektorit Enver Hasani, për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe legalizim të përmbajtjes së rreme.

Padinë e ka dorëzuar me pretendimin se Hasani qëllimisht dhe në mënyrë të paligjshme e kishte shkarkuar atë nga pozita e dekanit të Fakultetit Juridik vite më parë. Këtë padi paca e ka dorëzuar muajin e kaluar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, pak kohë pasi Gjykata ka vendosur në favor të tij, duke konstatuar se shkarkimi ishte i paligjshëm.

FIDANISHTJA

Aktgjykimi i fundit i formës së prerë i nxjerrë në dhjetor të vitit të kaluar nga Gjykata e Qarkut e Prishtinës ka konstatuar se shkarkimi i dekanit të Fakultetit Juridik, Agim Paca, me vendim të rektorit të atëhershëm, Enver Hasani, ka qenë i jashtëligjshëm, shkruan Koha Ditore. Gjykata ka konstatuar, ashtu siç parashihet në Statutin e UP-së, se shkarkimin e dekanit ka mundur ta bënte senati, por kurrsesi rektori.

Për shkak të këtij vendimi të paligjshëm që kishte marrë ish rektori, tash universiteti “Hasan Prishtina” do të detyrohet ta kompensojë ish- dekanin e Juridikut, Agim Paca, me 7 mijë e 500 e 79 euro pagë bruto. Përveç kësaj do të detyrohet t’ia paguajë edhe 780 euro për shpenzimet që ka pasur kaq vjet nëpër procese gjyqësore./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.