UBT

Paditen nga studentët

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë kundër Musa Shkodrës drejtor në kolegjin “Gjilani” dhe Xhevat Sadikut profesor në Kolegjin “Gjilani”.

Sipas aktakuzës gjatë periudhës kohore nga fillimi i vitit studimor 2006/2007 e tutje në cilësi të personave zyrtar bashkëpronar të Kolegjit Universitar “Gjilani” në bashkëveprim kanë bërë shpërdorimin e detyrës zyrtare, ashtu që pa pasur akreditim për programin mësimor fillor dhe parafillor, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror kanë regjistruar 112 student dhe në mënyrë të kundërligjshme në emër të pagesave kanë marrë 283.900 euro, edhe pse e kanë ditur që studentët nuk mund të pajisen me diploma, përkundër që nga MASHT-i kanë marrë përgjigje negative për akreditim thuhet në aktakuzë, raporton rajonipress.

Mobi Casa

Prokuroria ka propozuar dëshmitarët e rastit (studentët) të cilët do të përballen me provat e siguruara gjatë fazës hetimore./rajonipress/