UBT

Paditë edhe Komunën edhe uzurpatorin

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Qytetari nga Përlepnica Ismail Ramizi është detyruar që të padisë në Prokurorinë Komunale edhe Komunën edhe uzurpatorin e pronës shtetërore Driton Dalipin. Ramizi thotë se organet komunale në mënyrë të heshtur kanë pranuar uzurpimin e pronës shtetërore.

Ismail Ramizi pasi ka trokitur në të gjitha dyert e institucioneve komunale dhe atyre qendrore dhe pasi ka fituar të gjitha vendimet duke përfshirë edhe atë të Agjencionit Kadastral të Kosovës është detyruar që të ushtrojë padi dhe të ndjek penalisht edhe Komunën e Gjilanit edhe uzurpatorin e pronës shtetërore Driton Dalipin.

Historia e Ismail Ramizit lidhet me një pronë kontestuese në fshatin Përlepnicë e cila pronë pasi është shqyrtuar nga drejtoria e kadastrit është konstatuar se Driton Dalipi është uzurpator dhe duhet të lirojë tokën e cila pengon edhe lëvizjen e qytetarëve. Madje edhe vet Agjencioni Kadastral e ka shpallur uzurpator pronarin Driton Dalipin.

Por duke parë se lënda nuk është ekzekutuar nga drejtoria e kadastrit Ismail Ramizi tha për rajonipress se është detyruar që të padisë komunën e cila sipas tij në mënyrë perfide dhe të heshtur ka pranuar uzurpimin e pronës shtetërore.

Mobi Casa

Ramizi tha se punëtori i komunës e ka fshehur vendimin vetëm me arsyetimin se Driton Dalipi është djali i një gjyqtari në Gjykatën e Qarkut në Gjilan mendon Ramizi.

Por Ramizi tha se ky rast do tu prezantohet të gjitha organeve vendimmarrëse, duke filluar nga avokati i popullit , Gjykata Kushtetuese dhe EULEX-i. “Unë e di që Driton Dalipi e ka shpinën e fort, por një ditë do ta kuptoj se ka bërë krim me malverzimet e tij duke dëmtuar edhe qytetarët e tjerë. Jam i sigurt se kryetari i Komunës nuk është në dijeni të këtyre dallavereve sepse mua më është thënë se Komuna nuk ka mjete teknike për ta ekzekutuar vendimin të cilën e ka marrë vet drejtoria e kadastrit “tha Ramizi.

Gani Neziri drejtor i kadastrit tha se mungon mekanizmi i rrënimit (eskavatori) derisa ka hedhur poshtë deklaratat e avokatit të Driton Dalipit se ai nuk është uzurpator.” Driton Dalipi është uzurpator dhe aty s`ka asnjë dilemë” tha Neziri.

Avokati mbrojtës i Driton Dalipit, Abdylaziz Sadiku tha se edhe ai dhe klienti i tij kanë bërë padi në Gjykatën e Gjilanit ndaj komunës gjegjësisht drejtorisë së kadastrit për njohjen e një vendimi inekzistentë .” Dalipi ka prova dhe dëshmi se prona është e tij dhe se gabimisht është regjistruar në kadastër si pronë shoqërore dhe ai me të drejtë po e kërkon kthimin e një të drejte legjitime” tha për rajonipress Sadiku. /rajonipress/

Mund të ju interesoj: