Hidromorava

Padia ndaj Serbisë vështirë e realizueshme në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani kanë premtuar ngritje të padisë për gjenocid ndaj shtetit Serb, por për njohësit e çështjeve juridike Kosova e ka vështirë ta bëj një gjë të tillë, për shkak se nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Kryeministri Albin Kurti dhe shefja e shtetit Vjosa Osmani, në vazhdimësi kanë paralajmëruar padi për gjenocid ndaj Serbisë, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për krimet e kryera në Kosovë.

Por, për Ylli Zekën, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, kjo padi është e pazbatueshme për shkak se Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara.

“Ne në këtë fazë nuk kemi mundësi praktike, për ta paditur Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë derisa Kosova nuk është anëtare e OKB-së”, tha ai.

Mobi Casa

E Profesori i të Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, thotë se vetëm individët mund të paditen për krime e lufte.

“Të drejtën e penale ndërkombëtare sipas Statutit të Tribunalit të Hagës dhe sipas Statutit të Gjykatës Permanente, që qihet Gjykata e Romës, nuk ka përgjegjësi kolektive, por përgjegjësi individuale. Së këndejmi mund të paditen individët ose grupe të individëve”, tha ai.

Në luftën e fundit në Kosovë, konsiderohen se janë vrarë mbi 13 mijë persona, ndërsa të pagjetur janë mbi 1 mijë e 600 persona. /Telegrafi/