Fundamenti

“Padia ndaj Serbisë për gjenocid”, Hasani: Paralajmërimi i Kurtit fiktiv dhe joserioz

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Dakordimi i Kryeministrit Albin Kurti me propozimin europian në Bruksel, që në preambulë ka edhe përkushtimin për të “kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës”, nga opozita u komentua edhe si falje e krimeve, ndonëse Kurti pati interpretim tjetër gjatë një përplasje me ta Kuvend.

Pavarësisht kësaj, shumëkush është duke i përmendur deklaratat e Kurtit që në të kaluarën paralajmëronte padi ndaj Serbisë për gjenocid.

Kuvendi po ashtu ka miratuar një projektligj për themelimin e një instituti për krime lufte të sponsoruar për nga Ministria e Drejtësisë, por kjo çështje nuk është shumë aktuale në kohën kur po zhvillohen negociatat Kosovë-Serbi.

Rreth kësaj teme Gazeta Express ka folur me Enver Hasanin, Profesor i së Drejtës Ndërkombëtare. Hasani e ka quajtur “fiktiv dhe joserioz” zotimin e Kurtit për padi ndaj Serbisë.

Gazeta Express: Si e shihni tash premtimin e kamotshëm të kryeministrit Kurti se do të ngrihet padi për gjenocid ndaj Serbisë?

Hasani: Ai premtim ka qenë fiktiv dhe joserioz.

Uji Dea

Gazeta Express: Sa është e vështirë që kjo padi të pranohet nga GJND?

Hasani: Pikërisht për faktin që një gjë e tillë është tërësisht e pamundur, e thash se premtimi ka qenë fiktiv dhe joserioz. Është bërë për galeri të brendshme të votuesit mesatar.

Gazeta Express: A mundet Kosova ta ngrisë një padi që është e argumentueshme juridikisht?

Hasani: Meritat e një rasti për gjenocid kundër Serbisë, ndoshta edhe do të mund të ndërtoheshin. E them ndoshta për shkak se ka kaluar një kohë e gjatë dhe provat që kanë relevancë juridike janë komprometuar në pjesën më të madhe nga njerëz të papërgjegjshëm duke i reprodukuar nëpër libra të shkruara për qëllime propagandistike dhe për përfitime personale komerciale.

Gazeta Express: Në rast të arritjes së marrëveshjes më 18 mars, cili mendoni se do të jetë epilogu i padisë?

Hasani: Asnjë lidhje nuk kanë ndërmjet veti marrëveshja e 18 marsit dhe padia kundër Serbisë për gjenocid, e cila, siç e thash është premtim fiktiv dhe joserioz. Nëse eventualisht ushtrohet padi e tillë, atëherë kjo do të ishte dhurata më e madhe që do t’i bëhej Serbisë dhe regjimit në Beograd.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.