Fundamenti

Padia 390 milionëshe mund ta kolapsojë Kosovën

/ 4 minuta lexim

Kompania gjermane kërkon dëmshpërblim sa një e katërta e buxhetit. Qeveria e Kosovës i ka ndarë 350 mijë dollarë për vazhdimin e ndërmarrjes së veprimeve procedurale me karakter urgjent pranë Qendrës ndërkombëtare për zgjidhjen e kontesteve investive në çështjen e ngritur nga kompania “ACT Axos Capital” në procesin e privatizimit të PTK-së.

Kompania “Axos” në vitin 2013 ishte shpallur fituese e tenderit për blerjen e 75 për qind të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK). Privatizimi dështoi, pasi në fund të vitit 2014 deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e votuan privatizimin e saj.

Padia e kompanisë gjermane “AXOS” kundër Qeverisë së Kosovës ka ngjallur frikën te njohësit e kësaj fushe se, nëse humb Qeveria, do të ishte një katastrofë financiare për tërë ekonominë, pasi shteti do të detyrohej të paguajë hiç më pak se 390 milionë euro dëmshpërblim në Arbitrazhin ndërkombë- tar në Washington të SHBA-së. Deri më sot Kosova i ka humbur të gjitha kontestet në Arbitrazhet ndërkombëtare dhe se me këtë kontest po rrezikohet që të harxhohet madje 1/4 e buxhetit të vendit, nga humbja e kontestit me kompaninë “AXOS “, shkruan gazeta Kosova Sot.

Analistët pyesin se deri kur do të lejohet që korrupsionin e pushtetarëve tanë do të detyrohen që ta paguajnë qytetarët e pafajshëm të këtij vendi. Kompania “ACP Axos Capital GmbH” ngriti padi ndaj Kosovës më 4 qershor 2015 në Gjykatën Ndërkombëtare për Zgjedhjen e Mosmarrëveshjeve Investive me seli në Washington D.C. Ndërkaq, kompani ligjore për mbrojtjen e Kosovës është zgjedhur kompania e mirënjohur “Patton Bogs “. Përfaqësuesi i shoqërisë civile, Selatin Kaçaniku (Konsumatori), thotë se këto para që mund t’i humbasin në kontestin me “AXOS”-in, janë pasuri e Kosovës dhe konsumatorit.

RCCOLA

Përvojat e dështimeve mund të përsëriten B

Bankieri Milazim Abazi tha për “Kosova Sot”se, marrë parasysh se deri sot Kosova i ka humbur të gjitha kontestet në Arbitrazhet ndërkombëtare, është krejt normale që të kemi frikë nga humbja edhe e këtij kontesti. “Kur kësaj ia shtojmë edhe gabimet që Qeveria i ka bërë në ekzekutimin e këtij tenderi, pastaj kompaninë e përzgjedhur si avokate, humbja e kontestit me ‘AXOS’-in pothuajse është e sigurt ‘.

Bankieri Abazi thotë se humbja, që do të shkaktohet me këtë rast, është katastrofale, sepse shuma prej 390 milionë euro paraqet pothuajse 1/4 e buxhetit të Kosovës, e që është e barabartë me investimet vjetore kapitale nga buxheti i Kosovës. Analisti i ekonomisë, Nehat Emrullahu tha për “Kosova Sot” se tashmë është dëshmuar mungesa e vizionit të qartë në privatizim të pronave, pra edhe me rastin e privatizimit të njërës ndër kompanitë më të rëndë- sishme të Republikës së Kosovës, PostTelekomi i Kosovës. “Deputetët e Kuvendit të Kosovës e refuzuan marrëveshjen e nënshkruar. Qeveria e Kosovës e pranoi dështimin e marrëveshjes pa bërë asnjë tentativë tjetër në raport me deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, theksoi ai. Analisti Emrullahu tha se kontrata e nënshkruar për privatizimin e 75 për qind të aksioneve për një vlerë prej 277 milionë euro dështoi, ndërsa për shkak të zhvillimeve progresive në fushën e telekomunikacionit dhe menaxhimit të dobët të vetë PTK-së , vlera e saj vazhdon të bjerë. “Kosova gjendet para një kolapsi total, për të cilën përgjegjës janë të gjithë pjesë- marrësit e drejtpërdrejtë në negocim, nënshkrim të marrëveshjes dhe kundërshtim të saj”, theksoi ai./kosova sot/