Eko Higjiena

Paderborn i merakosur me lëndimin e Alban Mehës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Futbollisti i kombëtares shqiptare ka pësuar të shtunën e kaluar një çarje në meniskun e jashtëm në gjurin e djathtë.

Tri javë para fillimit të sezonit të ri, klubi i hyrë këtë vit në bundesligën e parë, “Paderborn” druan se nuk do të ketë në radhët e veta “artistin e gjuajtjeve të lira”, Alban Mehën. “Shpresojmë se do të shpëtojë pa u operuar, pasi që çarja nuk është aq e madhe. Por, se sa do të zgjasë mungesa e Albanit, nuk mund të thuhet tash me kompetencë”, ka thënë menaxheri sportiv i Paderbornit, Michael Born.

Mobi Casa

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Meha, ka pësuar të shtunën e kaluar në ndeshjen testuese kundër Maccabi Haifa (1-2) një çarje në meniskun e jashtëm në gjurin e djathtë. Kjo diagnozë ka rezultuar pas kontrollimit MRT të bërë të mërkurën, pas kthimit nga kampi i stërvitjeve ne Tirol.

Born thotë më tutje se mjekët e klubit do të vendosin së shpejti se si do të bëhet më tutje, nëse do të operohet Meha ose jo.
Me 12 golat e shënuar në sezonin e kaluar, Albani 28 vjeçar ka qenë ndër më meritorët për ngritjen e Paderbornit në bundesligën e parë./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.