Pacollin e trondit lajmi se Haradinaj duhet ende të dëshmojë për pafajësi

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shkruar në profilin e tij në Facebook se është tronditës lajmi se Ramush Haradinaj duhet të presë ende për të dëshmuar pafajësinë e vet.
“Ai është i pafajshëm dhe lirimi i tij nuk duhet të vihet në dilemë.”Është tronditës lajmi se Ramushi duhet të pres ende për të dëshmuar pafajsinë e vet. Ai është i pafajshëm dhe lirimi i tij nuk duhet të vihet në dilemë. Ramush…po te presim!”, ka shkruar Pacolli.