Mobi Casa

Pacolli: Zgjidhja e vetme është anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe njohja nga Serbia

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj publikimeve të mediave serbe lidhur me raportimet se po përgatitet një propozim i ri që do t’i siguronte Kosovës statusin e shtetit vëzhgues në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Sipas Pacollit, serbët dhe të gjithë të tjerët, që kanë njohuri procedurale të procesit të anëtarësimit në OKB e dinë shumë mirë se Kosova, me numrin e madh të njohjeve që i ka siguruar nuk ka vështirësi që ta sigurojë këtë status edhe sikur të aplikojë për të brenda këtij viti.

“Andaj, e vetmja zgjidhje e qëndrueshme dhe afatgjate për Kosovën, rajonin, BE-në dhe komunitetin ndërkombëtarë është anëtarësimi i saj i plotë në Kombet e Bashkuara dhe njohja e saj nga Serbia”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Më poshtë keni postimin e plotë:

ARKATANA

Po vërej se si mediat serbe vazhdojnë propagandën e oborrit qeveritar serb, fatkeqësisht edhe nëpërmjet mediave të Kosovës, duke raportuar për kinse propozime të reja “të statusit të vëzhguesit të vendit tonë në OKB”.

Serbët dhe të gjithë të tjerët, që kanë njohuri procedurale të procesit të anëtarësimit në OKB e dinë shumë mirë se Kosova, me numrin e madh të njohjeve që i ka siguruar nuk ka vështirësi që ta sigurojë këtë status edhe sikur të aplikojë për të brenda këtij viti.

Andaj, e vetmja zgjidhje e qëndrueshme dhe afatgjate për Kosovën, rajonin, BE-në dhe komunitetin ndërkombëtarë është anëtarësimi i saj i plotë në Kombet e Bashkuara dhe njohja e saj nga Serbia. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.