Eko Higjiena

Pacolli: Zgjedhjet serbe në Kosovë pasi Qeveria s’ka vizion për Shtetin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka thënë se udhëheqësit e Shtetit nuk kanë vizion dhe as plane për Kosovën dhe kjo po ndikon që edhe shtete tjerë ta organizojnë zgjedhje në Shtetin tonë pa kurrfarë problemesh.

Sipas Pacollit, zgjedhjet serbe do të duhej të kontrolloheshin nga Shteti i Kosovës në bashkëpunim me ndërkombëtarët.

“Krejt kjo ndodhë se ju, qeveri, nuk keni vizion e as dashuri për Kosovën”, ka shkruar Pacolli, në reagimin e tij.

Reagimi i plotë:

Krejt i pakuptimtë organizimi i zgjedhjeve të Serbisë brenda territorit të Kosovës. Si mundemi një ditë të quajmë veten shtet sovran dhe i pavarur, dhe ditën e nesërme të mbahen zgjedhjet e një shteti tjetër, në mënyrë të pa kontrolluar, brenda territorit tonë?

Sigurisht që kjo është e papranueshme, dhe dikush duhët të mbajë përgjegjësi për këtë.

FIDANISHTJA

Me sa di unë, Kryeministri Mustafa kishte deklaruar që nuk do të ndodhë.

Çfarë ndodhi? Do të na thonë tani se “për shkak të presionit të ndërkombëtarëve” apo “do të jetë bilaterale”

Ta shohim tani si zoti Thaçi e Mustafa do të organizojnë zgjedhje në Kosovën lindore!

Pse nuk e bëtë të mundur që (nëse duhet të ndodhë) të ndodh në mënyrë të kontrolluar sipas një plani të elaboruar nga ana jonë me miqtë ndërkombëtarë, e jo të lihen territoret e Kosovës në duart e Beogradit që na fyen në çdo hap.

Ju jeni duke punuar sipas nevojave të momentit, nuk jeni të aftë të krijoni strategji. Në të njëjtën mënyrë e keni lënë edhe qytetarin e Kosovës, i cili improvizon mbijetesën e vet në çdo aspekt. Krejt kjo ndodhë se ju, qeveri, nuk keni vizion e as dashuri për Kosovën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.