Pacolli: Zgjedhja e Clintonit presidente, rrit miqësinë e SHBA-ve me Kosovën

Pas nominimit të Hillary Clinton për kandidate për presidente të SHBA-ve, kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se kjo grua është historike.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se Clinton nëse fiton do të bëhej presidente e mrekullueshme dhe miqësia me Kosovën vetëm sa do të rritej.
“Hillary Clinton është historike. Në orët e vona ajo u zgjodh kandidate e Demokratëve në zgjedhjet presidenciale, duke u bërë kandidatja e parë grua për një parti të madhe në Shtetet e Bashkuara. Ajo do të bëhej një Presidente e mrekullshme. Unë jam i bindur që me një fitore të saj, miqësia jonë vetëm do të rritet. Ne i urojmë fat Znj. Clinton në muajin nëntor”, ka shkruar Pacolli. /Indeksonline/