GRANDEMALL

Pacolli: Votoni me 11 qershor për një qeveri të ndershme, dinjitoze dhe dërgoni në shtëpi, zhvatësit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Viti – Në tubimin zgjedhor të mbajtur sot në Viti, Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se data 11 qershor është e rëndësisë vitale për Kosovën. “Me 11 qershor dilni të gjithë dhe votoni, sepse vota juaj do te krijojë dy efekte të mëdha”, ka thënë Pacolli në tubimin e koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa, ku të pranishëm ishin mijëra qytetarë.

“Efekti i parë është se ne votojmë për një qeveri të ndershme, të brezit të ri, që me punë, me djersë, me dituri do ta dërgojë Kosovën përpara. Efekti tjetër i votës tuaj është dërgimi në shtëpi i njerëzve që e kanë zhvatur Kosovën”, ka theksuar i pari i AKR-së.

Ai ka shtuar se rrugëtimi për një Kosovë me perspektive më të mirë për rininë dhe të gjithë qytetarët, do të vazhdojë. “Është momenti që të dilni dhe të votoni për Kosovën, votoni për të mirën e saj”, ka thënë Pacolli.

Mobi Casa

Presidenti i AKR-së, rikonfirmoi edhe njëherë mbështetjen e partisë së tij për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Dr,Avdullah Hoti, duke u zotuar se së bashku dhe të vendosur, do të punojnë për Kosovën dhe zhvillimin e saj ekonomik.

Ndërsa kandidati për kryeministër Avdullah Hoti, tha se kontrata me qytetarë të cilën ai e prezanton në emër të koalicionit, është padyshim zgjidhja e vetme për problemet e qytetareve të Kosovës. “”Ne premtojmë rritje ekonomike, rritje të pagave dhe rritje të buxhetit, është zotim i yni dhe ne zotimet tona i përmbushim” tha Hoti në tubimin zgjedhor të Vitisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.