Mobi Casa

Pacolli: Vota e 11 qershorit shansi i fundit për ndryshim!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Aleanca Kosova e Re përbëhet nga njerëz besnikë, të denjë dhe të duhur për udhëheqje. Vota juaj duhet të drejtohet tek koalicioni AKR-LDK, tek njerëzit që ju besoni, sepse ata do të jenë zëri juaj në Kuvendin e Kosovës”.

Kështu tha presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli në Lipjan, ku sot i prezantoi kandidatët e AKR-së për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se tani është koha e fundit për ndryshime dhe se vota duhet të drejtohet nga njerëzit të cilët Kosovës do t`ia japin drejtimin e duhur.” Ju keni parë kush ka ndërtuar fabrika, kush punon për rini. Shikoni rreth vetës tuaj kush e meriton”, ka thënë i pari i AKR-së.

Mobi Casa

Pacolli ka treguar se AKR ka program qe kthen barazinë tek qytetaret, që respekton ligjin dhe qytetarin e Kosovës. Ai gjatë fjalimit të tij përmendi edhe Fabrikën e kërpudhave e cila është duke u ndërtuar në Lipjan me iniciativën e Presidentit Pacolli.

“Ne tash jemi duke e ndërtuar edhe një Fabrike gjigande të kërpudhave në Lipjan. Kjo do të jetë edhe një fabrikë që do të përdorë teknologji moderne dhe do të punësojë qindra njerëz”, Presidenti Pacolli ka shtuar se me qeverisjen e koalicionit AKR-LDK ndryshimi do të vijë edhe në komunën e Lipjanit./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.