Mobi Casa

Pacolli: Vonesat në implementimin e obligimeve, po shkaktojnë presion e dëm ndaj Kosovës

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të jetë i kujdesshëm në raport me ndërkombëtarët.

Duke përmendur rastin për Manastirin e Deçanit, Pacolli ka thënë për Ekonomia Online se ekzekutivi duhet t’i përfundojë obligimet e saja pa bërë show medial.

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës shprehet i bindur se implementimi i obligimeve, e nxjerr Kosovën dinjitetshëm nga dialogu.

Kreu i AKR-së, konsideron se vonesat në implementimin e Asociacionit, është humbje kohe për Kosovën.

Thotë se këto vonesa po shkaktojnë presion e dëm ndaj Kosovës.“Unë do ta rekomandoja Qeverinë e Kosovës të jetë e kujdesshme nëse e ka ndermen të implementojë diçka siç ka ndodh me Deçanin, ta bën atë pa polemika pa hyrë në këtë në situata të palakmueshme, e që e vënë Kosovën në situatë që është tani në relacion me ndërkombëtaret, dhe unë besoj Qeveria duhet ta di vetë çka duhet të bëjë dhe nëse është ndonjë obligim që ka ndërmend ta bëj, ta bëj menjëherë e jo mbas një show që po më duket është i panevojshëm, dhe çdo refuzim i implementimit të Asociacionit gjithmonë po e them limitet e kushtetutës së Kosovës është një humbje kohe edhe për ne, edhe për Kosovën se po e shihni ku Kosova nuk implementon diçka atëherë koha zgjatet e presioni gjithmonë është i vazhdueshëm mbi Kosovën dhe krejt ky presion që bëhet me një shtet të vogël, në një shtet aq të dijshëm si Kosova nuk është mirë”, thotë Pacolli.

Uji Dea

Pacolli ka pasur kritika edhe për mundësinë e “fshehjes” së pranimit të Asociacionit nga ana e Qeverisë. Thotë se implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk e pengon pozita por që kritikon veprimet që po i bën kryeministri Kurti.

“Unë besoj që Qeveria ka vendosur për këtë dhe Qeveria do ta bëjë këtë Qeveria është prape pa kurrfarë nevoje duke kërkuar si të ja lë emrin Asociacionit do të bëhet se Qeveria e din këtë dhe është mirë që zotëri Kurti të vjen ta informojë parlamentin për veprimet e tij dhe ta bën atë. Unë nuk besoj që dikush e barikadon, dikush e pengon zotëri Kurti në implementimin e marrëveshjeve gjegjësisht obligimeve që janë aty, mirëpo Kurti barrikadohet dhe kritikohet edhe bojkotohet parlament nëse ai pa kurrfarë paralajmërimi pa kurrfarë diskutimi, pa e diskutuar me opozitën ai i bën veprimet, i bën veprimet tani vjen edhe arsyetohet”, thotë tutje Kurti.

Ish-zëvendëskryeministri beson se me implementimin e Asociacionit mund të përfundojë saga e dialogut me Serbinë. Shpreh bindjem se implementimi i këtyre obligimeve, e nxjerr Kosovën dinjitetshëm nga Dialogu.

“Unë nuk besoj që tani do të ndodh një ndonjë mrekulli por sigurisht do t’i bëjnë presion Kosovës që të implementojë disa obligime të cilat janë aty si p.sh ajo që ndodhi në Deçan sigurisht edhe për Asociacionin, dhe me implementimin e këtyre obligimeve, do të thotë Kosova është e përgatitur për ta kry edhe dialogun të dinjitetshëm”, u shpreh Pacolli.