UBT

Pacolli vizitoi Kamenicën

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli me bashkëpunëtorët ka vizituar Kamenicën. Ai ka takuar strukturat e Degës së AKR-së në kuadër të bashkërendimit të aktiviteteve zgjedhore të partisë. 

Kryetari i Degës së AKR-së Fatmir Matoshi, ka thënë se kjo ka qenë një vizitë e rregullt që Presidenti Pacolli i bën Kamenicës.” Është një koordinim i aktiviteteve të degës me partinë në qendër dhe një vizitë e rregullt që na bëri Presidenti Pacolli, ashtu siç vepron shumë shpesh përkundër angazhimeve të mëdha që i ka. Ne kemi mbajtur deri më tani tetë kuvende nëpër nëndegë, dhe pjesëmarrja e qytetarëve në to ka tejkaluar parashikimet tona, andaj pas një analize dh në dakordim edhe me presidentin u morëm vesh që gjatë muajit të ramazanit mos të mbajmë kuvende të tjera. Zgjedhjet në AKR do të nxjerrin edhe ekipin qeverisës të Kamenicës për mandanti që vjen, dhe për këtë arsye do të krijohet hapësirë që sa më shumë njerëz të kyçen në këtë proces” tha për Rajonipress Fatmir Matoshi.

Presidenti Pacolli e ka përgëzuar degën e Kamenicës për punën e deritanishme dhe ka premtuar hapa konkret në zhvillimin ekonomik të Kamenicës.
“Në këtë periudhë duhet të punoni me Forumin Rinor dhe atë të Gruas në mënyrë që këto dy forume të jenë shtyllat kryesore të partisë, është bërë punë e mirë në Kamenicë ndërsa punët më të mira do t`i bëjmë në vazhdim, këtu do të ketë projekte tonat dhe atë në një kohë shumë të shpejt” ka thënë Presidenti Pacolli.

Hidromorava

Gjatë kësaj vizite në Kamenicë Presidenti Pacolli ka takuar edhe kreun e Kamenicës Begzad Sinanin me të cilin kanë biseduar për projektet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuna./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.