ARKATANA

Pacolli: Vendime më të rënda ka marrë Obama, sesa Trump

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Behgjet Pacolli, kryetar i Aleancës Kosova e Re dhe një ndër të paktit politikanë kosovarë që ishte pro zgjedhjes së Donald Trump President i SHBA-ve dhe që besonte në fitoren e tij, ka thënë se vendime më të rënda kishte marrë ish-presidenti Barack Obama sa ishte në pushtet sesa Donald Trump, që mori vendimin për ndalimin e shtetasve të gjashtë vendeve myslimane.

“Vendime me të rënda ka bërë Obama sesa ky (Trump). Ai (Obama) ka bërë luftë, ky (Trump) jo”, ka pohuar Pacolli.

“Nëse flasim për gjashtë shtetet – Iraku, Irani, Siria, Somalia, Libia – që është nxjerrë urdhër ekzekutiv që të mos hyjnë shtetasit e këtyre vendeve në SHBA në periudhën e caktuar. Kjo e ka logjikën e vet, sepse do ta dijë kush po hy në shtetin e vet, çka po lëvizë”, tha Pacolli në Zona B të Klan Kosovës.

ARKATANA

Madje Pacolli pohoi se edhe nga këndi i një kosovari ky vendim është korrekt, pasi asnjë nga këto shtete nuk e kanë njohur Kosovën.

“Për mua, edhe nëse e shoh politikisht, këto shtete nuk e kanë njohur Kosovën. Kemi njëfarë gjysmë-njohje që vjen nga Libia. Unë nuk difersifikoj njerëz, s’jam racist, por nëse është në pyetje siguria e njerëzve atëherë kjo masë është e drejtë”, tha ai. /Klan Kosova/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.