Mobi Casa

Pacolli: Vegim Gashi kandidatë për Prishtinë, Mimoza Kusari për Gjakovë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli favorizon Vegim Gashin për kryetar të Prishtinës, dhe Mimoza Kusari Lilën për kryetare të Gjakovës.Si mysafir në emisionin Info Magazine të Klan Kosovëës, Pacolli për herë të parë u deklarua për kandidaturën për kryeqytetin.

“E shoh shumë kandidat real Vegim Gashin. Ju e dini se ai ka shënuar një sukses herën e kaluar, duke e përmbyllur fushatën e tij dhe duke u rradhitur i dyti në garë për Prishtinën”, theksoi Pacolli.

Lideri i AKR-së ndërhyri edhe tek polemika e nënkryetarëve për sa i takon kandidaturës së Gjakovës.

“Ideja ka qenë që znj. Kusari ta zyrtarizojë kandidaturën e saj. Pra nuk është hedhur poshtë në asnjë mënyrë kandidatura e saj. Ishte e drejtë e saj që ajo bashkë me stafin ta zyrtarizojë kandidaturën. Zotëri Makolli ka bërë një gaf duke e dhënë lajmin, dhe duke mos e prezantuar stafin e Kusarit, që ka përpiluar një program të mirë për Gjakovën”, konstatoi lideri i AKR-së.

Uji Dea

Pacolli foli edhe për shkarkimin e Fadil Malokut.

Akuzat e tij nuk i komentoi, derisa për të tha se nuk e ka përfaqësuar partinë, duke shprehur dyshimin se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

“Kemi pas ankesa nga KQZ-ja për z. Maloku për funksionimin e tij në ekip. Nuk e di a janë të vërteta, vetëm se neve na kanë thënë se ai ka keqpërdoruar makinën, benzinën, telefonat e kompjuterat. Prandaj e kemi parë të arsyeshme që ta ndërrojmë. Unë e kam takuar vet dhe ia kam thënë tërhiqu”, përfundoi ai.

Pacolli tha se AKR-ja ka nevojë të jetë sa më konkurrente në këto zgjedhje, dhe si e tillë duhet të ketë përfaqësim në KQZ.