ARKATANA

Pacolli: Ushtria do të formohet, Lista Serbe mund të votojë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

​Ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh kryetar i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka deklaruar se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të formohet, por jo në këtë periudhë. Pacolli, në një interviste për të përditshmen serbe “Telegraf.rs”, ka thënë se problem primar për Kosovën aktualisht është demarkacioni me Malin e Zi.

Sipas tij, bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet patjetër të vazhdojnë në Bruksel. Megjithatë, ai thotë se marrëveshjet e nënshkruar ndërmjet dy shteteve duhet të zbatohen nga dyja palët, e jo vetëm njëra, transmeton Indeksonline

“Mendoj se do të formohet asociacioni. Por ju e dini, ne kemi disa probleme në Parlamentin tonë. Tani kemi një problem me demarkacionin me Malin e Zi. Ju e dini shumë se jemi në procesin e liberalizimit të vizave. Mendoj se gjithçka që është rënë dakord në Bruksel duhet të zbatohet nga Beogradi dhe Prishtina. Duhet të kryhen detyrime”, ka thënë ai.

Më tej, Pacolli thotë se dialogu duhet të vijon mirëpo të jetë pak më ndryshe nga ai i mëparshmi.

United Hospital

“Çfarë do të thotë të udhëheqësh një dialog? Pra, kur të dy palët arrijnë një marrëveshje, kjo marrëveshje është e mirë për të dy palët. Unë mendoj se një dialog i tillë duhet të vijë dhe unë shpresoj që ky dialog të përfshijë temat që ndikojnë në përmirësimin e standardeve”, është shprehur ai.

Krye diplomati kosovar ka folur edhe rreth formimit të ushtrisë, përkatësisht transformimit të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura (FAK).

“Ne do të bëjmë gjithçka me ligj dhe kushtetutë. Unë mendoj se do të formohen ushtria”, është shprehur ai, duke shtuar se Lista Srpska mund edhe të votojë për këtë cështje.

“Ku e dimë. Nëse jo sot, ndoshta nesër”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.