Fundamenti

Pacolli: Unifikimi gjerman i rëndësishëm edhe për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Unifikimi i Gjermanisë në një shtet është i rëndësishëm edhe për Kosovën. kështu ka deklaruar ministri i punëve të Jashtme Behgjet Pacolli me rastin e 28 vjetorit të unifikimit të Gjermanisë, raporton “Zëri.info”.

Këtë ditë Pacolli e ka quajtur si një ditë unike për historinë e kombit gjerman.
Tutje aI ka thënë se unifikimi gjerman ka shënuar fitore absolute të demokracisë si sistem politik kudo në botë.

LEXO EDHE: Thaçi: Bashkimi i Gjermanisë, themel i Evropës së bashkuar

Fundamenti

ky është postimi i plotë i tij:

Gjermania këtyre ditëve sapo shënoi 28 vjetorin e unifikimit, një ditë kjo unike në historinë e kombit gjerman. Para 28 vitesh, unifikimi i Gjermanive, u pa si ditë triumfi për të gjitha kombet liridashëse, kudo në botë. Njëherësh, unifikimi gjerman shënoi fitoren absolute të demokracisë si sistem politik, kundrejt çfardo tiranie tjetërsuese të vlerave fundamentale të njeriut. Bota e lirë ju gëzua dhe i festoi unifikimit gjerman, dhe asokohe qytetarët e Kosovës festuan me inspirim. Kosova u rreshtua në krahun e këtij zhvillimi monumental, qytetarët e Kosovës i besuan plotë shpresë Gjermanisë, vlerave të atij unfikimi, dhe trendit të përhapjes së valeve të lirisë që shpërthyen gjithandej në Evropë. Ne i jemi mirënjohës Gjermanisë, dhe në këtë 28 vjetor, urojmë nga zemra kombin dhe lidershipin gjerman. Gjermania dhe Kosova ndajnë pafund momente dhe vlera të përbashkëta, unifikimi gjerman është moment i rëndësishem edhe për Kosovën, Urime Gjermani! /ZËRI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.