Pacolli: Unë do të jem kandidat i AKR’së për kryeministër

Pacolli thotë se ai do të jetë kandidat i AKR’së për kryeministër, Thotë se Kusari-Lila dhe Bahtiri nuk do të jenë në listën e kandidatëve të kësaj partie.
Pacolli tha se AKR nuk i gënjën qytetarët.
“Zonja Kusari Lila dhe Bahtiri nuk do të jenë në listën e AKR’së sepse ata kanë marrë një mandat 4 vjeçar nga qytetarët për të qeverisur me komunat. Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik, për krijim të perspektivës të qytetarëve të saj. Kosova kjo i nevojitet. Nëse dikush pretendon se në Kosovë do të ndodhin politika të mëdha. Unë dëshiroj të jem në atë post ku dëshiroj t’i çoj gjërat përpara”, duke shtuar se është kandidat i AKR’së për kryeministër.
Pacolli thotë se shkuarja e tanishme në zgjedhje është çmenduri
Presidenti i AKR’së dhe zëvendëskryemi Behgjet Pacolli, thotë se do të ishte gjë e çmendur po të shkohet tani në zgjedhje, pasiqë qytetarëve u është premtuar se zgjedhjet qendrore do të mbahen pasi të përfundohet reforma zgjedhje.
“Unë e quaj një gjë të çmendur të shkohet tani në zgjedhje, në këtë moment, të papërgatitur. Ne kemi kërkuar një ligj të dinjitetshëm zgjedhor e sidomos me postin e Presidentit të mos bëhet lojë. Është lojë me qytetarin, sot të dilet me një Ligj të vjetër zgjedhor. Kemi shkuar në zgjedhjet lokale, është thënë se zgjedhjet qendrore të shkojnë me reforma, me Ligj Zgjedhor”, tha ai në emisionin “Rubikon” të KTV’së.
“Jam shumë i përgatitur t’u përgjigjem çdo pyetje të çdokujt për punën se si ka ecur Qeveria e Kosovës deri tani. E di se AKR edhe pse me një numër më të vogël të anëtarëve të pjesës së qeverisë, ka dhënë rezultatet e punës së vet”, thotë Pacolli.
Ai ka thënë se nësër është paralajmëruar një takim që mund të flitet lidhur me zgjedhjet.
“Unë nuk e di saktë, por sapo arrita në airoport, mora një telefonatë nga këshilltari i Presidentes për një takim për nesër, nuk e di a jam ftuar vetëm unë apo edhe liderët tjerë, por e di se do të flitet për zgjedhjet”, ka thënë Pacolli.