Eko Higjiena

Pacolli: Turp ndarja e Nobelit për Handken, Evropa harroi çfarë ndodhi në Kosovë, Bosnje e Kroaci

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Shumë shtete të ndryshme kanë vendosur që të bojkotojnë ceremoninë e ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi që i është dhënë shkrimtarit austriak pro-serb, Peter Handke, nga Akademia Suedeze, shkruan Gazeta Express.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, madje thotë se sot do të jetë një ditë turpi për Evropën dhe për gjithë njerëzimin.

HW

Sipas diplomatit kosovar ndarja e çmimit për Handken tregon se Evropa ka harruar se çfarë ka ndodhur në Kosovë, Bosnje e Kroaci.

“Sot është një ditë e turpit për Evropën dhe gjithë njerëzimin. Dhënia e çmimit për Handken tregon se Evropa ka harruar çfarë na ka ndodhur në Kosovë, Bosnje e Kroaci. Ne duhet t’i kundërshtojmë këto përpjekje revizioniste. Falënderues për gjithë ata që folën hapur kundër një përpjekje të tillë”, ka shkruar Pacolli në twitter./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.