ARKATANA

Pacolli thotë se shkuarja në zgjedhje të reja i kushton Kosovës

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka folur për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Pacolli tha se shkuarja në zgjedhje të reja do t’i kushtonte vendit.

“Ne jemi duke punuar me intenSitet të lartë dhe jemi duke vëzhguar nga periferia. Shkuarja e Kosovës në zgjedhje siç dikush aludon, do t’i kushtojë Kosovës shumë kohë, prandaj shpresoj që këto parti fituese të këtyre zgjedhjeve e kuptojnë se janë përgjegjëse për institucionet e ardhshme dhe shpejt presim që të dalin me një zgjidhje”, tha Pacolli, për Klan Kosova.

Shefi në detyrë i diplomacisë kosovare u shpreh se shpreson se ekzekutivi i ardhshëm do t’i kontribuonte dialogut.

Mobi Casa

Sipas tij, Kosovës i nevojitet të ketë paqe me fqinjët, pa e lënduar Kushtetutën.

“Shpresoj shumë që Qeveria e ardhshme do t’i kontribuojë dialogut. Kosovës i nevojitet të ketë paqe me fqinjët e vet, por gjithmonë duke mos lënduar tri gjëra: Kushtetutën e Kosovës, kufijtë e Kosovës e as edhe Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”, u shpreh Pacolli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.