Fundamenti

Pacolli thotë se qeverisë i mungojnë strategët: S’e njohim ekspertin gjerman që po përshkruhet si gjigant

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Presidenti i AKR’së, Behgjet Pacolli ka kritikuar qeverinë e Kosovës. I quan të papranueshme arsyetimet e qeveritarëve se fajin e kanë “20 vjetët e kaluara” pasi sipas Pacollit në këta muaj qeverisje Kurti ka mund të rregullojë shumë gjëra.

Kritika Pacolli kishte edhe për shtrenjtimin e rrymës.

“Qeverisë i mungojnë ekspertët, i mungon ekspertiza në përgjithësi. Po të kishte pasur ekspertë dhe strategë kjo qeveri do të dinte se do të ketë krizë energjetike”, tha Pacolli.

United Hospital

“Kur është fol për krizën energjetike qytetarët kanë pushuar në det në pushimet verore dhe disi ka kaluar në heshtje ajo informatë, nuk është marrë askush me të”, shtoi ai në Kanal10.

“Më kujtohet mirë paralajmërimi i kryeministrit të Shqipërisë që thotë se ‘në këtë dimër do të ballafaqohemi me krizë energjetike”. Unë besoj se në atë kohë qeveria ka mund të organizojë këtë ekspertin e famshëm, për të cilin flitet, që ne nuk e dimë se çfarë gjiganti është ai, por është përshkruar si një gjigant që ka ardhur një ekspert nga Gjermania dhe se ai është duke bërë mrekulli”, shpjegoi Pacolli.

“Ne kemi në KEK ekspertë të vyer që kanë mundur ta bëjnë atë. Dikush ndoshta duhet të kujdeset që mirëmbajtja e turbinave e impianteve energjetike bëhet verës kur konsumi është i ulët”, shtoi Pacolli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.