GRANDEMALL

Pacolli thotë se populli po mbahet peng nga njerëzit që e kanë grabitur e përdhunuar Kosovën

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Presidenti i AKR’së Behgjet Pacolli thotë se popoulli po mbahet peng nga një grusht njerëzish.

Postimi i plotë i Pacollit:
Ai thotë se janë po të njëjtit njerëz që janë të zgjedhur nga populli ata që po e mbajnë peng popullin. Ai thotë se qytetarët kanë filluar të turpërohen nga gjendja në vend.
Po më vjen shumë keq si një grusht njerëzish, madje të zgjedhur nga populli, sot e mbajnë peng Kosovën. Unë atyre u them se i kanë kaluar të gjitha limitet. Kosova nuk është pronë e tyre.

Nuk kanë të drejtë ta mbjnë peng një popull, një shtet, një rini të tërë. Njerëzit që qeverisin e ata qe po e shkaterrojnë çdo ditë, janë duke e trajtuar Kosovën pa respekt, e kanë grabitur dhe e kanë përdhunuar.
Ne, qytetarët kemi filluar të turpërohemi me realitetin e krijuar, me atë çka flitet e shkruhet sot në botë për Kosovën.

FIDANISHTJA

Ju pyes, a është kjo Kosova që ju i premtuat popullit, apo është ajo që ju dini me ndërtuar? Po duket se është ajo që ju dini me ndërtuar, …prandaj ju them se ju nuk jeni duke e ndërtuar, por jeni duke e shëmtuar Kosovën.
Ne, qytetarët e Kosovës, jemi lodhur të turpërohemi para të tjerëve që jemi të Kosovës, të një vendi të mjeruar ku dominon huliganizmi, korrupsioni, papunësia, hajnia, anarkia, papërgjegjësia, josinqeriteti e padija e liderëve politikë. Mos u “byrytni” më se e keni tepruar me mënyrat e sjelljëve të juaja primitive, nuk keni bërë asgjë për Kosovën dhe për popullin e saj, jeni vetëm duke e degraduar pa meshirë.

Populli i Kosovës është duke e paguar faturën tuaj të shtrenjtë dhe për këtë një ditë do të ju mallkon.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.